Sot dita e parë e verës, 5 fakte mbi ditën më të gjatë të vitit

Sot, më 21 qershor, është dita e parë e verës, apo ndryshe e njohur si “Solistici Veror”. Një datë që nuk është si të tjerat dhe që ka një veçanti pasi sot është dita më e gjatë e vitit – me më shumë orë diell.

Ja 5 gjërat kryesore që duhet t’i dini mbi këtë ditë:

1.Dielli gjendet në zenit, ose në pikën më të lartë të qiellit, përgjatë tropikut në shenjën e “Gaforres” në mesditë. Ndryshe nga sa ndodh me rastin e “Solisticit të dimrit”, kur ndodhet përgjatë tropikut të shenjës së “Bricjapit”.

2.”Solistici i verës” është rezultat i përkuljes së aksit tokësor me 23.5 gradë në krahasim me Diellin. Për shkak të revolucionit të Tokës, Poli i Veriut në këtë ditë është “i drejtuar” për nga Dielli dhe qarku i shndritshëm, tangent me qarqet polare të Artikut dhe Antarktidës, pret përgjysmë Ekuadorin. Në hemisferën sterntrionale, sipërfaqja e shndritshme është më e madhe se ajo në hije, duke gjeneruar kështu ditën më të gjatë të vitit dhe si rrjedhojë, natën më të shkurtër. Kurse në hemisferën astrale ndodh saktësisht e kundërta.

3.Si rrjedhojë e fenomenit të sapo shpjeguar, në zonën mes Qarkut Polar Artik dhe polit të Veriut, gjatë Solisticit Veror, dielli nuk perëndon dhe zgjatja e ditës është 24 orë.

4.Dita e këtij Solistici festohet nga disa popullata dhe kultura, në hemisferën setentrionale, sepse është metaforë e një nisjeje të re, e një rilindjeje. Suedezët e vjetër dekoronin pemët; për egjiptianët, një datë e tillë përkon me dallgëzimin e Nilit, kurse celtët dhe letonët ndiznin zjarre në ambiente të hapura. Kinezët nderojnë në këtë ditë Perëndeshën e Dritës. Për kristianët është vigjilja e Shën Gjonit.

5.Por, në Sonehenge (Angli), mblidhet një numër më i madh i njerëzve. Çdo vit, mijëra kuriozë dhe të apasionuar presin agimin midis megaliteve, siç bënin shtrigat, magjistricat dhe luftëtarët për të mirëpritur diellin dhe festuar ditën e tij.

Lajme të ngjashme

Back to top button