Deklaratat e kryeministrit, Turqia paralajmëron Belgjikën

Ankaraja zyrtare ka reaguar në lidhje me deklaratat e kryeministrit belg Charles Michel, i cili bëri thirrje që, masakrat e Perandorisë Osmane gjatë Luftës së Parë Botërorë ndaj popullit armen, të njihen si gjenocid.

Michel, që është kryeministri më i ri në histori të Belgjikës, këto deklarata i bëri gjatë një seanca parlamentare të së mërkurës, duke këmbëngulur se masakrat e vitit 1995 “duhet të shikohen si gjenocid”.

Në një letër të Ministrisë së Jashtme të Turqisë, thuhet se deklaratat e kryeministrit belg “janë të papranueshme dhe të pafalshme”, duke shtuar se dëshiron që të politizojë këtë çështje.

Ministria e Jashtme turke kërkoi që të mos shtrembërohen faktet, sepse ndryshe mund të ketë pasoja në marrëdhëniet diplomatike mes Turqisë dhe Belgjikës.

Deklaratat e Michel erdhën pasi Parlamenti Europian në muajin prill pranoi një rezolutë që e njihte masakrën mbi popullin armen, si gjenocid. Ky fakt e ka zemëruar Turqinë.

Pala turke është shprehur se ndjen dhimbjen e popullit armen, por ka refuzuar në mënyrë kategorike që ta quaj atë “gjenocid”. Sipas tyre, mijëra myslimanë e katolikë janë vrarë nga të dyja palët, gjatë kësaj lufte./ TCH

Lajme të ngjashme

Back to top button