Takimi i 29 qershorit do të jetë i përcjellë me “përforcime” nga Brukseli

Katërshja e liderëve do të dërgojnë ftesë deri te Johanes Han dhe treshja e euro- deputetëve Kukan, Houit dhe Uajgl për të qenë pjesë e takimit më 29 qershor, shkruan “Dojçe Vele”.

Nëse ndonjëri prej tyre nuk mund të udhëtojë në Shkup për arsye pune, atëherë ka mundësi që data të zhvendoset për një ose dy ditë më vonë.

Në Shkup do të jetë edhe eksperti belg, Peter Vanhoute, i cili si përfaqësues i BE-së ishte pjesë e përgatitjes së Raportit për 24 dhjetorit të vitit 2012.

Ai ditët në vijim do të realizojë disa takime me krerët e katër partive, në drejtim të përgatitjes së takimit kyç. Deri atëherë priten të tejkalohen dallimet lidhur me çështjet më të rëndësishme.

Lajme të ngjashme

Back to top button