Argjentina merr kreun në Grupin B (Video)

Argjentinës i ka mjaftuar një gol, për të mposhtur Xhamajkën në ndeshjen e përmbyllëse të fazës së grupeve, të Kupës së Amerikës.
Finalistët e Kupës së Botës, mposhtën kombëtaren e Xhamajkës, minimalisht, 1:0.
Kjo fitore, e renditi skuadrën e Martinos, në pozitën e parë në grupin B.

Ishte sulmuesi i Napolit, Gonzalo Higuain, që shënoi golin e fitores, duke shënuar në minutën e 11’.
Argjentina pas tre ndeshjeve, udhëheq në grupin B, me 7 pikë, e ndjekur nga Paraguai me 5, Uruguai me 4 dhe Xhamajka në fund me 0 pikë.

Lajme të ngjashme

Back to top button