Beyonce do të angazhohet në filmin The Avengers?

Beyonce është e gatshme të zgjojë karrierën e saj si aktore komike, duke u shfaqur si një superheroinë. Ndërkohë këngëtarja është në bisedime e sipër për të kompletuar dhe më tej rolin e ri.

Prodhuesit kanë përzgjedhur Beyoncen për t’i dhënë një sukses të ri episodit The Avengers. Ata besojnë se 33 – vjeçarja Bey mund të shtojë miliona fansa nëse ajo luan sëbashku me Scarlet Johansson e cila interpreton “Black Widow” dhe Elizabeth Olsen në rolin e Scarlet Witch.

Episodet e rinj pritet të dalin përgjatë vitit 2018 – 2019. Një distributor i rëndësishëm i Disney është shprehur se do dëshironim shumë që të kishim në listën tonë Beyonce, duke qenë se është edhe një karakter i panjohur në ekran përsa i përket katalogut ekzistues të Marvel Comics në librin komik.

Beyonce ka fitur nominimin Golden Globe për rolin e saj në Dreamgirls në vitin 2006 dhe gjithashtu në filmin “Pink Panther”.

Lajme të ngjashme

Back to top button