Plaçkitet redaksia e portalit Plusinfo

Redaksia e portalit Plusinfo është plaçkitur mbrëmjen e djeshme rreth orës 21.30. Pothuajse e tërë pajisja e tyre, që përbëhet nga lap-top kompjuterë dhe pajisje fotografike është vjedhur.

E fundit e cila ka ardhur në redaksi është gazetarja Elena Gerovska në orën 21.00 të ditës së djeshme, pas ka ndjekur ngjarjen përpara selisë së VMRO-DPMNE-së.

Mëngjesin e sotëm ajo ka ardhur në redaksi në orën 09.00 dhe ka vërejtur se dikush ka plaçkitur redaksinë.
Ngjarja menjëherë është denoncuar në polici. Redaksia e Plusinfo dyshon se gazetarja e tyre është ndjekur pas ngjarjes së djeshme ku u shënua 25 vjetori i themelimit të VMRO-DPMNE-së, me qëllim të shkaktimit të dëmit material por edhe frikësimit të gazetarëve.

Redaksia e Plusinfos
Redaksia e Plusinfos

Lajme të ngjashme

Back to top button