fbpx

Angelina Jolie në Turqi, merr si dhuratë tespih për bashkshortin Brad Pitt

Ylli i Hollivudit dhe ambasadorja e vullnetit të mirë të Komisionerit të Lartë për Refugjatët i Kombeve të Bashkuara (UNHCR), Angelina Jolie mbërriti sot në provincën jugore Mardin, ku do të vizitojë refugjatët sirianë që jetojnë në këtë qytet të Turqisë. Aktorja e famshme qëndrimin në Mardin e ka shfrytëzuar për të vizituar çarshinë e vjetër, transmeton Anadolu Agency.

Me këtë rast, një nga zejtarët i dhuroi aktores një figurë mitike të mbretëreshës në formë gjarpëri nga legjendat rreth Sahmarait, të nënës-gjarpër, çudibërëse që kurrë nuk plaket, dhe kur vdes shpirtin e saj e transferon tek vajza e saj. Por zejtari nuk harroi as burrin Angelinas, aktorin e Hollivudit Brad Pitt, të cilit përmes gruas së tij i dërgoi dhuratë një palë tespih.

Hasan Ozcan, i cili për 45 vjet pune artizanatin e tenqepunusit, për AA ka thënë se ai ishte shumë i kënaqur me vizitën e aktores së famshme.

“Ajo hyri në dyqanin tonë dhe vërejta se ajo ishte e interesuar në punimet tona. I tregova për Sahmaranin që ka një traditë prej katër mijë vjet, dhe se ky karakter mitik ndodhet në çdo shtëpi të Mardinit. Vendosa që t’ja dhuroj një Sahmaran. Burrit të saj i dhurova tespih. Ishte e lumtur, edhe ne po ashtu, për shkak të vizitës që na bëri”, tha Ozkan.

Angelina Jolie ka arritur në Turqi për të vizituar refugjatët sirianë me rastin e Ditës Botërore të Refugjatëve. Ajo sot më vonë do të marrë pjesë në programin me rastin e Ditës Botërore të Refugjatëve, së bashku me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan dhe Komisionerin për Refugjatë të OKB-së në Gjenevë, Antonio Guterres i cili ndodhet në një vizitë disa-ditore në Turqi.

Turqia, sipas UNHCR-së, përkujdeset për më shum se dy milion refugjatë, kryesisht sirianë. Ajo aktualisht është vendi me numrin më të madh të refugjatëve në botë. Turqia për strehimin e refugjatëve deri më tani ka shpenzuar më shumë se gjashtë miliardë dollarë, ndërsa ndihmat që ka marrë nga komuniteti ndërkombëtarë për këto qëllime janë rreth 300 milion dollarë.

Refugjatët vazhdojnë të arrijnë. Vetëm në dy javët e fundit më shumë se 23.000 refugjatë nga Siria, për shkak të përleshjeve të reja midis organizatës terroriste DAESH dhe forcave kurde të Sirisë, kanë kaluar në territorin e Turqisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button