Varoufakis: Athina e gatshme të bëjë lëshime

Ministri grek i Financave, Yanis Varoufakis tha se “Greqia është e gatshme të bëjë kompromise, nëse kancelarja gjermane, Angela Merkel do të japë të hënën sinjale domethenese”. Për gazetën belge L’Echo, ai u shpreh optimist se dallimet do të tejkalohen, por paralajmëroi se nëse Greqia falimenton dhe braktis eurozonën, atehere Siriza do të zëvendësohet nga neo-nazistës.

Në fakt për të gjetur një kompromis, siç shkruajnë mediat ndërkombëtare, Tsipras duhet të heqë dorë nga disa prej premtimeve elektorale. Këtë i kërkojnë atij edhe Shtetet e Bashkuara. Sekretari amerikan i Thesarit Xhel Lju tha se “zgjidhja më e mirë është të marrësh vendime të vështira”- I bindur se dalja nga euro e Greqisë, mbigjithçka do të dëmtojë popullin grek, i cili do të përballet me një rënie të frikshme të ekonomisë së vendit.

Gazeta gjermane “Frankfurter Alemaine Caitung” shkruan se Greqia mund të ndihmohet deri së paku në shtator, nëse pranon propozimet e Komisionit Europian. Qeveria greke do të mblidhet të djelën në mëngjes për të përgatitur propozimet e saj, përpara takimit të Eurogrupit dhe Samitit të krereve të shteteve dhe qeverive të Eurozonës, që zhvillohen të hënën./ Klan

Lajme të ngjashme

Back to top button