“The Economist” artikull për Kosovën: Ku e shkuara nuk është e shkuar

Gazeta e famshme britanike “The Economist”, në një artikull të sajin lidhur me zhvillimet e fundit në Kosovë, shkruan se për zhvillimet liderët politikë kosovarë janë përpjekur që të bllokojnë ligjin për themelimin e Gjykatës Speciale, edhe pse në daljet publike ata shprehen se, ky proces do të pastrojë luftën e UÇK-së.

Sipas artikullit të “The Economist”, themelimi i Gjykatës Speciale po afron dhe bashkë me të edhe gjykimi për shumë persona që përfliten se janë bosat e krimit të organizuar në Kosovë.

Tracey Ann Jacobson, ambasadorja e SHBA-ve në Kosovë, u shpreh se në qoftë se parlamenti refuzon të votojë Specialen atë do të bëjë OKB-ja. Në qoftë se ajo shkon në OKB, Rusia, një armik i hidhur i pavarësisë së Kosovës, do të ketë një rol, ndërsa mund të vonohet edhe një marrëveshje tregtare me BE-në, shkruan gazeta, përcjell Albeu.com.

Sipas gazetës britanike, të akuzuarit mund të jenë figura të larta politike dhe që fliten se kanë kryer krime gjatë luftës.

“The Economist” citon një politikan kosovar, i cili shprehet : “bashkëpunëtorët e tij janë duke u frikësuar për vdekje nga Gjykata Speciale”.

Lajme të ngjashme

Back to top button