Gramsh, makina rrëzohet nga 30 metra lartësi, 4 të plagosur

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pasditen e kësaj të shtunë në fshatin Çekrezë të Gramshit, kur drejtuesi i një mjeti duket se ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke përfunduar në një humnerë rreth 50 metra lartësi.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, por nga raportimet e para mësohet se kanë mbetur 4 persona të plagosur në gjendje të rëndë.

Forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje, sikurse edhe ambulanca për të ndihmuar të plagosurit./Top Channel

Lajme të ngjashme

Back to top button