Çavkov: Identifikuam organizatorët e grupit që strehonin emigrantë

Ministri i Brendshëm Mitko Çavkov, duke mos dhënë shumë detaje rreth aksionit të sotëm në Kumanovë tha se ai u krye me sukses, dhe se qëllimi i tij kishte ndalimi i një grupi kriminal që strehonte dhe transportonte emigrantë. Sipas Çavkovit, policia ka parandaluar transportimin e emigrantëve.

“Sot në mëngjes u zhvillua me sukses aksioni policor për shkatërrimin e krimit të organizuar, gjegjësisht grupit që ishte nën shënjestrën e MPB-së. Me procedurë të posaçme hetimore, arritëm që me sukses t’i identifikonim organizatorët e këtij grupi kriminale, i cila në mënyrë të organizuar për një kohë të gjatë punonte në strehimin dhe transportimin e emigrantëve në territorin e Maqedonisë”, deklaroi Mitko Çavkov, Ministër i Brendshëm, njofton Alsat-M.

Çavkov shtoi se ligji i sapo amenduar për azil, nuk liron nga përgjegjësia personat që bartin dhe fshehin emigrantët në mënyrë të paligjshme.

Lajme të ngjashme

Back to top button