Çavkov: Nuk ka nevojë për hetim të pavarur ndërkombëtar për ngjarjet e Kumanovës

Ministri i punëve të brendshme, Mitko Çavkov as nuk e ka parë e as që e ka lexuar raportin e ekspertëve të KE-së për punën e DSK-së. Raporti është ende i panjohur për ministrin, edhe pse i gjithë opinioni e di tashmë, pas prezantimit prej ditësh jo vetëm kryeministrit por edhe gjithë forcave të tjera politike. Në raport theksohen mangësi serioze në disa sfera të rëndësishme siç janë, përgjimi i telefonatave, mbikëqyrja e trupave të pavarur si gjyqësori, zgjedhjet dhe mediat.

“Duhet të them, se ende nuk e kam lexuar raportin. Ende nuk ka arritur zyrtarisht tek unë. Kuptohet, ne iu qasemi me seriozitet të gjitha vërejtjeve që paralajmërohen në raporte të tillë. Ne jemi të vetëdijshëm se në punën tonë ka mangësi të caktuara dhe do të fokusohemi fuqishëm për evitimin e tyre, por nuk do doja të paragjykoja tani, sepse përmbajtjen ende nuk e kam lexuar”, deklaroi Mitko Çavkov, ministër i punëve të brendshme.

Për ministrin Çavkov, shteti nuk ka nevojë për hetim të pavarur ndërkombëtar për ngjarjet e Kumanovës. Mjafton hetimi që ministria jonë po bën për rastin. Jo vetëm kaq, por Çavkov garanton se aksioni ishte i ligjshëm, pavarësisht një sërë lëshimesh të vërejtura nga ekspertët dhe opinioni.

Lajme të ngjashme

Back to top button