Kafshohet nga qeni, vdes foshnja tre javëshe

Një foshnje 3 javëshe ka ndërruar jetë, pasi u kafshua nga një qen gjahu, ngjarje kjo që ndodhi sot herët në mëngjes në Sunderland, Angli.

Policia ishte thirrur për të shkuar në vendin e ngjarjes, në orët e hershme të mëngjesit, të cilët gjetën këtë foshnje të kafshuar dhe i cili ndërroi jetë, pasi u dërgua në spital.

Qeni i përfshirë, i cili ishte një qen gjahu i vogël, është larguar nga ajo adresë dhe ka mundësi që të jetë asgjësuar.

Hetimet janë në vazhdim e sipër për të krijuar rrethanat e incidentit.

Lajme të ngjashme

Back to top button