Apple ndalon së shituri versionin origjinal të iPad Mini

Sipas një raporti nga 9to5Mac, kompania Apple ka bërë të padisponueshëm për shitje në faqen e saj zyrtare, versionin origjinal të iPad Mini. Duhet të theksojmë se iPad Mini ishte pajisja e fundit iOS e cila nuk ishte e pajisur me Retina. Por pavarësisht mungesës së Retina, Apple provoi se mund të sillte në treg një tablet të përmasave të vogla por cilësore. Duke qënë se tashmë një iPad Mini 2 kushton vetëm 299$, Apple pranoi se në treg nuk kishte më vend për një pajisje të rezolucionit të ulët sic ishte iPad Mini.

Tanimë Apple është duke promovuar online vetëm iPad Mini 2 dhe iPad Mini 3. Pavarësisht se kanë një diferencë prej 100 dollarësh në [mim, këto dy version janë të pajisura me të njëjtin harduer, ndaj ne ju sugjerojmë të mos shpenzoni duke blerë iPad Mini 3.

Lajme të ngjashme

Back to top button