Lidhja demokratike kërkoi që të organizohet një kamp për refugjatët

Forumi rinor i Lidhjes demokratike apelon që të kihet parasysh aspekti i sigurisë së krizës të refugjatëve për të cilën zgjidhje po kërkojnë edhe vendet e BE-së dhe në atë drejtim propozon që të organizohet një kamp ku do të lokalizohet qëndrimi i përkohshëm i refugjatëve ku ato prej atje në formë të organizuar edhe do të përcillen.

“I ftojmë edhe organizatat jo qeveritare që i trajtojnë këto çështje që në mënyrë më aktive të përfshihen në sigurimin e kushteve më humane për refugjatët dhe pjesëmarrje në mbikëqyrje të gjendjes së përgjithshme.
Duke marr parasysh prognozat e rritjes së numrit të refugjatëve, Forumi rinor i Lidhjes demokratike propozon rishikimin e problemit në më shumë aspekte qysh nga karakteri organizativ dhe ai i sigurisë, gjegjësisht përmirësim eventual të sigurisë në vend kalimet kufitare, kontroll dhe mënyrë të monitorimit të lëvizjes së refugjatëve”, thuhet në njoftimin partiak.

Lajme të ngjashme

Back to top button