Aksion policor në Kumanovë për zbulim të personave të cilët kanë kontrabanduar migrantë

­ MPB­ja sot filloi me realizimin e fazën finale të aksionit për zbulim të personave të cilët janë të përfshirë në kontrabandim me migrantët ilegalë nga Lindja e Afërt dhe Afrika Veriroe, konfirmoi për MIA­n zëdhënësi i MPB­së Ivo Kotevski. Aksioni, shtoi ai, ende po zgjat dhe po realizohet në rajonin më të gjërë të rrethinës së Kumanovës.

“Një periudhë më të gjatë punohej në zbulimin e grupit kriminel i cili organizonte kontrabandim të personave nga Afrika Veriore dhe Lindja e Afërt nga kufiri me Greqinë nëpër Maqedoninë drejt kufirit verior, ndërsa pastaj edhe drejt vendeve anëtare të BE­së. Gjatë aksionit është shkatërruar edhe një transport ilegal i migrantëve të cilët i ka kontrabanduar i njejti grup në afërsi të Dobroshanit të Kumanovës. Janë arrestuar disa persona, ndërsa migrantët janë vendosur. Me urdhër të gjykatës dhe prokurorit publik është kryer bastisje në disa objekte në më shumë lokacione në rrethinën e Kumanovës dhe në një është gjetur një grup më i madh”, deklaroi Kotevski.

Në aksion deri më tani janë arrestuar edhe disa persona të cilët kanë kontrabanduar migrantë.

Lajme të ngjashme

Back to top button