Shilegov: Gruevski ke 10 ditë afat për të dhënë dorëheqje!

Zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov, ka komentuar në llogarinë e tij të Facebook-ut, raportin e BE-së për qeverinë e Maqedonisë, transmeton TetovaSot.

“Dje, teksa e kam lexuar raportin e BE-së, thash: “oh Perëndi, pse vjen nesër në takim ky njeri pas kësaj?”

Dëgjo një sugjerim Nikolla:

Deri më 29 Qershor ka edhe 10 ditë. Raporti ka 20 faqe.

Taman për të lexuar 2 faqe në ditë. Disa herë në ditë nëse është e nevojshme.

Taman në 29 të jesh në gjendje të japish dorëheqje.

Dhe po, # Lamtumirë Nikolla”, shkruan në Facebook, Petre Shilegovi.

Вчера додека го читав извештајот на ЕУ, си реков: боже, што ќе доаѓа човеков на утрешната средба после ова ?Послушај е…

Posted by Петре Шилегов on Friday, June 19, 2015

Lajme të ngjashme

Back to top button