PCER: Faktori ndërkombëtar të mos i shoh të vogla problemet

Pas diskutimit për gjendjen politike në Maqedoni, në takimin e Forumit Evropian të Romëve në Strasburg, i cili u mbajt me 19 qershor, PCER apeloi deri te BE dhe Këshilli i ministrave të BE-së se përgjegjësia për stabilitetin në Maqedoni varet jo vetëm nga qytetarët, por edhe nga faktori ndërkombëtar.

“PCER insiston që Gruevski të jap dorëheqje si një akt të përgjegjësisë politike për gjithçka që ka bërë deri tani, ndërsa faktori ndërkombëtar nuk po i relativizon problemet e thella me demokracinë dhe funksionimin e institucioneve në Maqedoni.

Potencojmë se ky proces duhet që të zgjidhet shpejtë dhe të sillen të gjitha instancat normale demokratike në procesin e sundimit të drejtës në Republikën e Maqedonisë”, thuhet në njoftimin e PCER.

Lajme të ngjashme

Back to top button