Stratev pa shumë ndryshime në reprezentacion

Seleksionuesi i ri i Maqedonisë në futboll, Zoran Stratev në dy ndeshjet e fundit kualifikuese për KB 2014 kundër Uellsit dhe Serbisë nuk do të bëjë shumë ndryshime në formacion, i cili në dy vitet e fundit ishte kompakt nën drejtimin e Janevskit.

“Të jem real shumë pa planifikuar më erdhi ky angazhim, por normalisht me përvojën time që kam jam i gatshëm që të ndihmoj që të vijmë deri te rezultati pozitiv në dy ndeshjet e mbetura. Është mburrje për mua që po e drejtor reprezentacionin pasi cili trajner nuk do të dëshironte këtë. Këtu, kam mbështetjen e kryetarit Ilço Gjorgjevski që të arrij suksese dhe të përfundojmë kualifikimet për në Brazil”, tha Stratev, duke shtuar.

“Formacioni i futbollistëve për duelin me Uellsin dhe Serbinë do të publikohet gjatë kësaj jave. Nuk do të ketë ndryshime të mëdha, por mendoj që të sjelli më shumë 2-3 lojtar të ri nga kampionati vendor. Qëllimi është që të largohemi nga pozita e fundit në grup, pasi Maqedonia sipas lojërave të treguara nuk e ka merituar këtë. Me shume reprezentatues kam bashkëpunuar nëpër ekipet ku edhe kam punuar, kështu që sigurisht nuk do te ketë asnjë problem”, tha Stratev.

Lajme të ngjashme

Back to top button