Kriza e Maqedonisë në duart e ndërkombëtarëve, a ka mundësi të zgjidhet verës?

Situata politike në Maqedoni do të jetë një prej temave për të cilat të hënën në Luksemburg do të debatojë Këshilli për punë të jashtme të BE-së.

Në prill të vitit 2015, Këshilli shprehi shqetësim serioz lidhur me përkeqësimin  e gjendjes në vend e në veçanti në fushën e të së drejtës, drejtat elementare dhe liritë e mediumeve. Këshilli iu bëri thirrje të gjitha palëve që të marrin përgjegjësi dhe masa urgjente për zgjidhje të qëndrueshme, në mënyrë konstruktive të përfshihen në rifillimin e dialogut politik për kthimin e besimit në institucione.

Liderët politik të Maqedonisë në takimin e fundit sërish nuk arritën marrëveshje konkrete ndërsa caktuan edhe një takim me 29 qershor. Çfarë pritet deri më atëherë, a ka gjasa që gjërat të lëvizin përpara?

Analistët në Maqedoni vlersojnë se vera është koha më e mirë kur mund të arrihet marrëveshje.

“Vera është kohë më e mirë për zgjidhje të çështjeve më të rënda, pikërisht për atë se njerëzit janë në pushime dhe presioni i opinionit publik ndaj palëve në bisedime është i ulët”, thotë Musliu për REL.

Ai gjithashtu shtoi se presioni më i madh për dalje nga kriza vjen nga vet qytetarët.

“Vera, edhe pse supozohet që është kohë më e vështirë për politikë, un mendoj se për marrje të vendimeve të vështira është periudhë shumë e mirë”, thotë ai.

Musliu thotë se tek shqiptarët situata është më ndryshe dhe krejtësisht e kundërta, gjatë stinës së verës vijnë gurbetqarët dhe ka më shumë njerëz se zakonisht, por partitë politike të Shqiptarëve sipas tij, nuk janë në qendër të vëmendjes së kësaj krize politike.

Lajme të ngjashme

Back to top button