Rrokullistet një makinë në autostradën Tetovë-Shkup

Pak çaste më parë një makinë e tipit Oper Kalibra me targa të Tetovës është rrokullisur në autostradën Tetovë- Shkup në afërsi të pompës së benzinës “7 vëllezërit”.

Siç mëson TetovaSot, jozyrtarisht thuhet se është lënduar shoferi, por nuk dihet nëse kishte ndonjë person tjetër me të.

Ekipet e policisë janë në vendngjarje dhe po kryejnë hetimet dhe shkaqet dhe çdo gjë tjetër që lidhet me aksidentin.

Lajme të ngjashme

Back to top button