Tetovë, të dielën mbahet “Fete de la Musique”

Aleanca franceze dhe Qendra për bashkëpunim ballkanik “Loja” për të gjashtën herë me radhë e oorganizojnë manifestimin “Festë e muzikës” (Fete de la Musique) i cili të dielën do të mbahet në Tetovë. Moto e edicionit të sivjetmë është “Ta festojmë muzikën së bashku – muzika i bashkon njerëzit”.

“Ky manifestim ka filluar në Francë para 36 viteve, me qëllim që me muzikë në të hapur t’u mundësohet që të gjithëve që kanë prirje për ndonjë instrument muzikor ose dëshirojnë të këndojnë, këtë ta bëjnë para njerëzve në cilindo vendbanim. Sivjet do të mbahet në rrugën ‘Jane Sandanski’ pas Qendrës për kulturë ‘Ilo Anteski Smok’ në Tetovë dhe dëshirojmë që edhe më të rinjtë, më të riturit dhe fëmijët të jenë pjesë e këtij manifestimi”, deklaroi në konferencën për shtyp Zhuli Shamberlen, drejtoreshë e Aleancës franceze.

Gëzim Osmani nga “Loja” theksoi se programi do të fillojë në orën 18 me performancë të nxënësve nga Shkolla e muzikës “Todor Skalloski Tetoec’”, ndërsa nga ora 21 deri në orën 23 do të performojnë kori i SHKA “Ilo Anteski Tetoec”, hip hop grupi Exosound, bluz-përbërja Blues De Luxe, rok-bendi Këpurdhat, ndërsa do të përfundojë me set të dixheit Balta nga Radio Red nga Tetova.

Krahas Aleancës franceze dhe QBB “Loja”, në organizim të “Festës së muzikës” marrin pjesë edhe Këndi amerikan, Shkolla e muzikës “Todor Skalloski Tetoec”, joqeveritaret MOF nga Tetova dhe CED nga Tearca dhe Radio Red.

Lajme të ngjashme

Back to top button