Hakerët ia vodhën kosovarit 40 mijë euro (VIDEO)

Ymer Pacolli e ka përditëshmëri që të kryejë transaksione bankare, si brenda ashtu edhe jashtë shtetit.
Por, jo gjithçka shkoi si duhet në muajin maj të këtij viti.
Kjo sepse, hajdutët kibernetikë i morën atij mbi 40.000 euro, njofton Klan Kosova.
Tash një muaj pas, Pacolli nuk ka njohuri se kush i mori këto para.
Ai po beson që një gjë e tillë ka ndodhur për shkak të sigurisë së dobët kibernetike në vend.