Maqedonia në shënjestër të kritikave nga ndërkombëtarët për trajtimin e emigrantëve

Autoritet e Maqedonisë një kohë të gjatë janë në shënjestër të kritikave nga Organizata Ndërkombëtare për mënyrën e trajtimit të emigrantëve. Kjo dëshmohet më një raport të Komitetit Kundër Torturës nga OKB-ja i lëshuar një muaj më parë, që autoritetet e kanë fshehur nga opinioni, njofton Alsat-M. Në raport të Komitetit adresohen një varg kritikash dhe kërkesë për mbylljen e tërësishme të Qendrës për Pritje në Gazi Babë ku siç thuhet, në një vend mbahen edhe të rriturit edhe fëmijët mes të cilëve ka të pashoqëruar.

Nga OKB-ja ia kanë bërë me dije Maqedonisë se me veprimet e sajë, ka shkelur konventat ndërkombëtarë për të drejtat e njeriut, të cilat shteti është zotuar ti përmbush. Raportin e publikoi aktivisti Suad Misini i cili tashmë 6 ditë është në grevë urie. Misini hapi edhe çështjen e qendrës për azilkërkues në Vizbeg që tani me hyrjen e ndryshimeve ligjore në fuqi do të stërmbushet. Kërkohet një alternativë tjetër që do të ishte e gatshme tu ofrojë emigrantëve kushte minimale për qëndrim.

“Qendra për azilkërkues në Vizbeg tashmë është duke u stërmbushur. Prandaj sa më të shpejtë duhet që të gjendet një alternativë për strehim. Kjo gjendje në Qendrën e Gazi Babës është e pa durueshme, dhe jam i sigurt se do të bëhet edhe më e pa durueshme. Unë nuk do ta ndërpres grevën derisa pushteti të ndërmerr masa urgjente për ndërprerjen e golgotës së emigrantëve që janë atje. Nëse deri në fund të ditës qytetarët e Maqedonisë nuk shohin një plan konkret për të zgjidhur fatin e këtyre njerëzve un do të vazhdojë me grevën time të plotë”, u shpreh Suad Misini, aktivist në grevë.

Edhe pse Parlamenti në mënyrë të shpejtë votoi propozim ndryshimet në Ligjin për azil, mbi 200 emigrantë në Demir Kapi janë penguar që të udhëtojnë me tren.

Lajme të ngjashme

Back to top button