Papërgjegjësia e një lideri

Arrestimi apo ndalja e liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Aeroportin e Lubjanës, këto ditë bëri bujë të madhe në vendin tonë. Si shenj pakënaqësie ndaj kësaj ndalese u organizuan edhe protesta para ambasadës sllovene, pati debate të ashpra në Kuvendin e Kosovës, u miratua një rezolute në të cilën përshihej edhe note proteste ndaj Sllovenisë, u sulmuan edhe bizneset sllovene në Kosovë.

A kemi pasur të drejtë të bëjmë të gjitha këto reagime dhe sulme ndaj shtetit Slloven? Marrë parasysh që Ramush Haradinaj është lider i një partie opozitare, deputet dhe ish-kryeministër i Kosovës reagimet kanë qenë të pritshme, por jo edhe sulmet.

Në të gjitha deklarimet që bëri Haradinaj për televizionet e Kosovës vetëm sa na dëshmojë papërgjegjësinë e një ish komandanti, një ish kryeministri, një lideri dhe një deputeti që më shumë flet nga emocionet se sa nga maturia dhe fuqia e një lideri politik.

Interpoli është organizata e dytë më e madhe ndërkombëtare në botë pas OKB-së, e cila përfshin rreth vetes 190 shtete dhe të kërkuarit e saj ndahen në disa kategori, por kategoria më e rrezikshme cilësohet Red Bulletin apo urdhri i kuq përmes se cilit kërkohet që shtetet anëtare të ekstradojnë të kërkuarin. Flet-arresti ndaj Haradinajt bënte pjesë në ketë kategori, gjë që mund të ekstradohej menjëherë në Serbi. Megjithatë ministri i Punëve të Jashtme të Sllovenisë Karl Erjavec potencoi se është vendosur që Haradinaj të mos ekstradohet në Serbi edhe nëse gjyqi në Kranj vendos për ekstradimin e tij.

Ky vendim politik i qeverisë sllovene tregon largpamësin e shtetit slloven në raport me Kosovën. Edhe gjykata në Kranj bëri atë që duhej të bënte duke ia mundësuar Haradinajt qëndrimin në hotel e jo në qelin e burgut.

Problemi nuk është në Slloveni, por në Serbi sepse nuk është vetëm Sllovenia pjese e Interpolit, por janë edhe 189 shtete të tjera, të cilat mund ta arrestojnë secilin ish ushtar të UÇK-së i cili kërkohet përmes kësaj organizate. Nëse do të bënim këso reagime dhe sulme edhe ndaj shteteve tjera sikurse ndaj shtetit slloven, atëherë do të tensiononim raportet dhe rrjedhimisht edhe do të mund të izoloheshim.

As nota e protestës dërguar Sllovenisë nuk do të ishte zgjidhje e problemit përveçse thellim i tij. Shteti amë Shqipëria në maj të këtij viti i pat dërguar Greqisë note proteste për kërkimet në det, meqenëse ato bëheshin në zonën e diskutueshme mes dy vendeve. Një note proteste ndaj Greqisë ishte plotësisht e drejtë, por në rastin e Sllovenisë do të ishte e padrejtë dhe do të shkaktonte tensionim të raporteve, në kohën kur kemi nevojë më tepër se kurrë për miq, e jo qe miqtë ti shndërrojmë në armiq.

Fqinji ynë Serbia meqë po vazhdon të lëshon flet-arreste për figura politike të Kosovës, atëherë edhe Kosova do të ishte mirë të ia kthen borxhin (por, jo Sllovenisë ashtu siç deklaronte Haradinaj) dhe të ngritë aktakuza si dhe të lëshon flet-arreste për figura politike të Serbisë. Te paktën ta provojmë se çfarë kaçiku kemi!

Në gjithë këtë fatkeqësi të arrestimit të Ramush Haradinajt ka edhe një mirësi. Fatmirësisht Ramushi është një figurë politike dhe me ndikim në Kosovë se përndryshe po të ishte ndonjë ish ushtar tjetër në vend të tij, i cili nuk do të ishte figurë politike, atëherë askush nuk do ta qante kokën për ta, e as nuk do të diskutohej në media dhe as në Kuvend ashtu siç u diskutua. Vendi ynë është i lire për të fortit e diskriminues për të drejtit. Urojmë që të mos na përsëriten më situata të tilla.

Lajme të ngjashme

Back to top button