Jahjaga falënderon shtetin slloven për lirimin e Haradinajt

Presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga e ka mirëpritur kthimin e deputetit të Kuvendit të Kosovës njëherësh liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ramush Haradinaj. Ajo nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook ka falënderuar institucionet e Republikës së Sllovenisë për bashkëpunimin e menjëhershëm për të mundësuar kthimin e Haradinajt në Kosovë.

“Mirëpres kthimin e deputetit të Republikës së Kosovës dhe liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj pas ndalimit në Slloveni, veprim ky që është bërë sipas një fletarresti politik dhe të pabazë të lëshuar nga shteti i Serbisë. Falënderoj institucionet e Republikës së Sllovenisë dhe instancat më të larta të shtetit mik për bashkëpunimin e menjëhershëm për t’i dhënë fund këtij ndalimi të pabazë dhe për të mundësuar lëvizjen e lirë të zotëri Haradinajt”, ka shkruar Jahajaga.

Presidentja ka shkruar se në javët në vijim do të bashkërendohen me të gjitha institucionet e vendit dhe ato ndërkombëtare për të adresuar një herë e përgjithmonë çështjen e fletearresteve të pabaza që po cenojnë lirinë e lëvizjes së qytetarëve të Kosovës.

Lajme të ngjashme

Back to top button