Ndaloni këto veti që dëmtojnë trurin tuaj

Këto shprehi dëmtojnë efikasitetin e trurit tonë:
- Mos ngrënia e mëngjesit
Njerëzit të cilët nuk marrin mëngjes do të kenë nivelin e sheqerit të ulët në gjak. Kjo çon në një furnizim të pamjaftueshëm të ushqyesve të trurit dhe shkakton degjenerimin e trurit.
- Ngrënia e tepërt
Ajo shkakton forcim të arterieve të trurit, duke çuar në një rënie të fuqisë mendore.
- Pirja e duhanit
Ajo shkakton tkurrje të shumëfishtë të trurit dhe mund të çojë tek sëmundja e Alzheimerit.
- Konsumi i lartë i sheqerit
Konsumimi i tepërt i sheqerit do të ndërpresë thithjen e proteinave dhe lëndëve ushqyese të shkaktojnë kequshqyerje dhe mund të ndërhyjë në zhvillimin e trurit.
- Ndotja e ajrit
Truri është konsumatori më i madh oksigjenit në trupin tonë. Thithja e ajrit të ndotur zvogëlon furnizimin e oksigjenit në tru, duke sjellë një rënie në efikasitetin e trurit.
- Pagjumësia
Gjumi është i nevojshëm për trurin tonë. Privimi nga gjumi afatgjatë do të përshpejtojë vdekjen e qelizave të trurit.
- Mbulimi i kokës gjatë gjumit
Duke fjetur me kokë të mbuluar rritet përqendrimi i dyoksidit të karbonit dhe zvogëlohet përqendrimi i oksigjenit që mund të çojë në efekte të dëmshme të trurit.
- Puna gjatë sëmundjes
Puna e vështirë apo duke studiuar me sëmundje mund të çojë në një rënie të efikasitetit të trurit, si dhe dëmtim të trurit.
- Mungesë në mendimet stimuluese
Të menduarit është mënyra më e mirë për të trajnuar trurin tonë, mungesa në mendime ndikon ne mos stimulim të trurit e cila mund të shkaktojë t’kurrje të trurit.
- Duke folur rrallë
Bisedat intelektuale do të promovojë efikasitetin e trurit.