Këta janë futbollistët, që zyrtarisht i thanë JO – Shqipërisë

Një numër i madh i futbollistëve të njohur, në të kaluarën kanë refuzuar mundësinë të luajnë për Kombëtaren e Shqipërisë, shkruan “Sportpress.al”.

Portali “Sportpress.al” ka publikuar listën e futbollistëve që refuzuan të luajnë për Kombëtaren kuqezi.

Adnan Januzaj – Çmund të thuash më shumë për të. Të gjitha kanë dalë në shesh, e sic thote dhe De Biasi “Abedini e mori ne qafe”.

Elin Dhimuco – I lindur në Lushnje do të emigronte në Greqi që i vogël ku nisi futbollin në Panathinaikos. FSHF ia dergoi një ftesë në kombëtare por atëkohë ai e refuzoi pasi i interesonte Greqia. Edhe pse më vonë shfaqi shënja pendese, e ardhmja tij ishte vendosur, tashmë ai ishte Elini Dimoutsos greku.

Elvis Kabashi – Te gjithë e njohim, nga një supertalent dhe e ardhmja e Shqiperisë, një ditë në zyrat e FSHF vjen një leter nga ai dhe bie si rrufe në qiell të hapur. Durrsaku nuk e donte më Shqipërinë dhe synonte Italinë.

Granit Xhaka – Luante me moshat e Zvicres por papritmas ndryshoi mendje e tha se mbase do të luaj me Shqipërinë. Kur FSHF e kërkonte, sapo atij i mbërriti ftesa e Zvicrës, nuk e hezitoi edhe pranoi. Më pas shpiku dhe teorine që Duka kërkon lekë.

Mergim Brahimi – Një zbulim i kombetares U21 të Shqipërisë, vendosi ta lërë Shqipërinë për Zvicrën pasi nuk dinte mirë shqip.

Pajtim Kasami – Futbollisti duhet vleresuar vetëm për një gjë, qe ishte i drejtpërdrejtë dhe e tha gjithmon që nuk dëshiron të luaj për Shqipërinë, edhe ashtu ndodhi.

Sotir Ninaj – I lindur në Kudhës të Himarës nga një familje shqiptare por që sic e gjithë zona dinin edhe greqisht. Që dy vjec emigroi në Athinë edhe ku u rrit. Por thirrjes së Kombëtares Shqiptare qysh kur ishte 16 vjec ai e refuzoi, pasi tashmë Sotiris Ninis ndihej grek.

Stefan Kapino – Futbollisti himariot, kushëri i Sotir Ninaj e refuzoi Shqipërinë pasi dëshironte të ndiqte rrugën e kushëririt të tij.

Shkodran Mustafi – Futbollisti ia pohoi Tramezzanit se do te luaj për Shqipërinë por sapo e therriti Gjermania ai nuk u mendua dy herë.

Valon Behrami – Në fillim ishte me dy mëndje, të zgjidhte Shqiperine apo Zvicrën. U duk se ishte më afër Shqipërisë pasi pozoi një foto me Tifozat Kuq e Zi. Por vendimi final i tij ishte surprizues, e sic te gjithë e dim ai zgjodhi Zvicrën.

Andrea Tatos – Futbolliti nga Himara nuk ka debutuar kurrë për Greqinë. Dy-tri vite më parë ai u përfol si futbollisti më i ri i kombëtares shqiptare. Këtë e konfirmoi dhe Alban Bushi, por sa herë që thirrej në Shqipëri, futbollisti hezitonte derisa FSHF nuk e thirri më.

Aleksander Kuro dhe Marko Duni – Janë dy refuzimet e fundit, dy talentat 21 vjecar njëri nga Saranda e tjetri nga Skrapari nuk u interesonte fanella kuq e zi por fanella greke.

Lajme të ngjashme

Back to top button