Gjeni kush mungon në klipin e ri të Madonna-s?

Siç kishte paralajmëruar, mbretëresha e pop-it, Madonna, ka sjellë këngën e re, shoqëruar me një klip, ndryshe nga të gjitha herët e tjera: “Bitch I’m Madonna”. Këngëtarja vazhdon të promovojë albumin e 13-të, “Rebel Heart”, i cili është publikuar më 6 mars 2015.

Të shumta kanë qenë komentet dhe reagimet në rrjetet sociale vëtëm pak orë pas publikimit të klipit, referuar edhe personazheve te njohur që kanë marrë pjesë në këtë video.

Krahasuar me klipin e Taylor Swift’s “Bad Blood”, video e 56-vjeçares duket të jetë mjaft e nxehtë, madje ikona e muzikës ka ftuar shumë nga kolegët e saj, të rinj të vjetër të bëhen pjesë e saj.

Që nga bashkëpunimi në vitin 2012 me Nicki Minaj, Katy Perry-n, por edhe Rita Ora, Chris Rock, Miley Cyrus, Beyonce, Nicki Minaj, Katy Perry, Kanye West etj. e të tjerë, pyetja e vetme që të vjen natyrshëm pasi sheh këtë video është: Kush nuk është në të?

Lajme të ngjashme

Back to top button