20 pyetje të përsosura, aspak të mërzitshme për takimin e parë

Të gjithë i kemi parasysh pyetjet tipike të takimit të parë: Me çfarë merresh? Të pëlqen? Nga je? Cilat janë hobet e tua? Janë të gjitha të nevojshme, por shumë të mërzitshme. Në vend të tyre, zgjidh pyetje nga kjo listë, që janë krijuar për të frymëzuar një bisedë më të këndshme ndërsa je ende duke kuptuar çfarë njeriu në thelb ke përballë.

Më trego për shokun më të ngushtë

Çfarë video online të ka bërë më shumë për të qeshur?

Si do e kaloje të dielën perfekte?

Ç’tip fëmije ke qenë?

Duhet të kesh ndonjë nofkë…çfarë fshihet pas saj?

Në ç’vend ke dashur gjithmonë të shkosh?

Cila ka qenë puna jote më e keqe?

Ke qenë tip popullor në gjimnaz?

Ç’libër ke lexuar këto kohë?

Je i fiksuar me ndonjë personazh të famshëm?

Çfarë do shpëtoje të parat nëse shtëpia jote do shembej?

Në dashuri dhe në luftë gjithçka lejohet. E vërtetë apo jo? (oo, e thamë sa për shaka!)

Me ç’lloj stërvitjesh, sporti merresh?

Ke një njeri që të frymëzon?

Cili ka qenë kostumi më i bukur që ke veshur në një festë me maska?

Nëse do fitoje 1 milion $, çfarë do kishe blerë ?

Cila është gjëja e parë në listën e planeve?

Çfarë doje të bëheshe kur të rriteshe, kur ishe i  vogël?

Cila është dhurata më e bukur që ke marrë?

Nëse do kishe një fuqi të mbinatyrshme, çfarë do doje të ishte?

Lajme të ngjashme

Back to top button