Vesa Luma i kundërvihet Tunës, kush kopjoi klipin?

“Sherri” online mes dy këngëtareve ka lindur pas publikimit të një fotoje-promo nga klipi i ri që po përgatit Tuna. Skena e varjes sipër një rrethi të zjarrtë, në fakt për Tunën nuk paska qenë edhe aq origjinale. Krejt e njëjta skenë është xhiruar edhe pak kohë më parë për videoklipin e ri të Big Bastës, “Fire higher ajër”, i cili është publikuar një muaj më parë. Kjo situatë e ka bërë Vesa Lumën të reagojë duke akuzuar kolegen për një skenë të kopjuar.

Në profilin e saj në Instagram, Vesa ironizon kolegen, duke shkruar: “Showbizz i lodhur, na lodhët me kopje”, të cilin e ka ndryshuar më vonë në: “Shyqyr që e bëjmë për qejf, se mos pyet…”, derisa pak minuta më parë e ka fshirë postimin, me idenë se gjithçka në këtë mes është keqkuptuar: “S’ka mundësi me postu diçka e mu kuptu drejt… Jam shumë e distancuar nga showbiz-i edhe nga njerëzit e saj, sidomos kohëve të fundit. S’kam asnjë luftë me këngtarët dhe as që kam pas ndonjëherë. Bëj muzikë për pikë të qejfit tim dhe të njerëzve që duan muzikën time.

Thjesht do të doja që të ketë origjinalitet në produksionet tona. Kaq kisha”- shkruan Vesa në Instagram.

“Nobody’s There” është kënga e re që pritet të vijë së shpejti nga Tuna, realizuar nga Max Production, kompania filmike që ka xhiruar edhe klipin e Big Bastës. Kështu që më shumë se kopje nga këngëtarja, përgjegjësia në këtë mes duhet t’i mbetet kompanisë që ka marrë përsipër xhirimin e klipeve.

Lajme të ngjashme

Back to top button