fbpx

Rudina Magjistari do të bëhet nënë

Moderatorja e njohur e ekranit, Rudina Magjistari, është në pritje të fëmijës së parë. Prej kohësh, Rudina dhe partneri i saj Xhavit Bajrami, kampioni i kick boxing, po përjetojnë një histori të bukur dashurie dhe së shpejti do të bëhen prindër. Lajmin e ka bërë publik vetë prezantuesja, para pak minutash nga profili i saj në Facebook, në të cilin shkruan se gjërat e bukura nuk i mban dot për vete. Dhe Rudina, lajmet më të rëndësishme të jetës personale i ka ndarë me të gjithë miqtë e saj, si edhe në këtë rast. Sepse e di që lajmet e ëmbla, siç është edhe ajo vetë, u japin ëmbëlsi të gjithëve:

“Zakonisht, lajme të tilla është vështirë t’i mbash për vete, ndaj dua ta ndaj me ju këtë moment kaq të mrekullueshëm të jetës sime. Pas disa muajsh, në vend të këtij lepurushit, në krahë do të kem një bebe. Bashkë me dashurinë time, jemi në këto momente çifti më i lumtur në botë”, – shkruan Rudina në Facebook, ku kanë vërshuar urime të pafundme nga miqtë dhe dashamirësit.

Lajme të ngjashme

Back to top button