Haradinaj kthehet përmes Tiranës, në orën 03:00 të mëngjesit

Ka qenë vet kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ai që ka treguar se kthimi i tij në Prishtinë do të bëhet në orët e vona. Ai ka marrë pasaportën nga autoritetet sllovene dhe po pret për aranzhimin e fluturimit të tij me aeroplan për në Kosovë.

Burime të portalit Koha.net brenda AAK-së bëjnë me dije se kthimi i tij do të bëhet përmes Tiranës, meqë tashmë nuk ka fluturim direkt nga Lubjana për në Prishtinë.

Kreu i AAK-së pritet të arrijë në Kosovë rreth orës 03:00 të mëngjesit. Ndonëse kjo nuk është ende tërësisht e konfirmuar.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Ramush Haradinaj per mua eshte trim, eshte shqiptar me taban dhe per kete e simpatizoj, sikur keto virtyte ti shprehte dhe ne politike, do te ishte njeshi i shqiptareve ne KOSOVE. Pra, si politikan, ne Shqiperi nuk ka shume simpati se e ka prishur vete kohet e fundit.

Back to top button