Kukan: Zgjedhjet, test serioz për Shqipërinë

Përfaqësuesi i delegacionit parlamentar BE-Shqipëri, eurodeputeti Eduard Kukan, është shprehur në një intervistë për Vizion Plus se zgjedhjet e 21 qershorit, do të kenë ndikim në procesin e negociatave aq më tepër, pasi vendi ynë ka statusin e kandidatit, ndërsa ka deklaruar zhgënjimin e tij për moszbatimin e marrëveshjes mes partive politike për dekriminalizimin.

“Institucionet evropiane po ndjekin me vëmendje te posaçme procesin qe i paraprin zgjedhjeve lokale. Ato do te jene një test shume serioz dhe i rëndësishëm për vendin dhe gatishmërinë e tij për te zhvilluar zgjedhje te lira dhe te ndershme, ne përputhje me standardet evropiane. Këto zgjedhje, duhet te jene nje mundësi per te provuar se vendi ka mësuar nga eksperiencat e mëparshme dhe është gati te riafirmoje ambiciet evropiane. Dekriminalizimi është nje problem serioz, i cili duhet te adresohet ne mënyrën me te përgjegjshme te mundshme për te gjitha zgjedhjet e ardhshme. Duhet te çrrënjoset njëherë e mire. Është për te ardhur keq qe deri tani, ky problem nuk është zgjidhur. Mbaj mend se gjate bisedimeve me partitë politike ne dhjetor 2014, unë dhe kolegu im Flekenshtein ishim te qarte dhe m’u duk sikur kjo gjë ishte e qarte per te gjithë. Është per te ardhur keq qe ende ekziston si problem.”

Z. Kukan i ka përcjellë gjithashtu në intervistën përmes e-mailit me Vizion Plus, një mesazh qytetarëve dhe politikanëve në Shqipëri.

“Mesazhi im për popullin shqiptar është ky: Shkoni dhe merrni pjesë në zgjedhje. Tregoni se jeni të përgjegjshëm, qytetarë të angazhuar dhe patriotë, që doni t’ia dini se kush do ta drejtojë vendin në nivel lokal. Tregoni përgjegjshmërinë tuaj duke zgjedhur kandidatët e duhur, ata tek të cilët besoni, ata që i njihni më mirë. Sa më shumë pjesëmarrje të ketë në zgjedhje, aq më mirë do të jetë për vendin dhe imazhin e tij jashtë. Ndërsa politikanë u apeloj që të jetë liderë seriozë dhe të përgjegjshëm, patriotë dhe shërbëtorë të popullit. Këto janë zgjedhje lokale, por përsëri kanë një dimension të fortë evropian dhe do të ndikojnë pozitivisht ose negativisht në të ardhmen e vendit. Dhe interesat e vendit duhet të jenë të parat.”

I pyetur në lidhje me progresin në 5 prioritetet, z. Kukan theksoi se përtej arritjeve, mbetet shumë për t’u bërë.

Lajme të ngjashme

Back to top button