fbpx

Shqipëri, a do të lejojnë myslimanët që t’ua përdorin Ramazanin për vota?

Në periudha kremtimesh fetare, apo eventesh të rëndësishme për besimtarët e ndryshëm, politika duket se befas bëhet më bujare dhe e ndjeshme se zakonisht.

Kështu e ka dashur që kësaj here mujai i Ramazanit të përkojë në prag të zgjedhjeve lokale në Shqipëri.

Asnjë politikan nuk ngurroi t’i uronte myslimanët për një agjërim të lehtë.

Ramazani njihet si muaji i sakrificës dhe i pastrimit shpirtëror nëpërmjet kufizimit të ushqimit në orare të caktuara dhe faljes së rregullt.

Por ka edhe nga ata që mund të përpiqen të përfitojnë nga Muaji i Madhërishëm, me synim që ta shfrytëzojnë politikisht atë.

Të tilla duken këto tryeza të shtruara në sheshin qendror të Kavajës, me plot të mira dhe ushqime, por që me siguri nuk do të jenë të vetmet sofra që do të shtrojë politika këto ditë.

A do të lejojnë myslimanët shqiptarë që të ndikohen nga dinakëri të tilla politike?/ Mapo.al

Lajme të ngjashme

Back to top button