Detaje nga takimi i sotëm

BE dhe SHBA sot në takimin e liderëve ofroi një deklaratë me të cilët liderët e partive politike do të obligohet ta realizojnë marrëveshjen e 2 qershorit si dhe implementimin e plotë të rekomandimeve nga raporti i ekspertëve të KE-së, mëson NOVA, transmeton Portalb.

Nëse deklarata pranohet Komisioni Evropian do ta bëjë publike raportin me qëllim që të jepet mundësi për një debat më të gjerë ku do të ishin kyçur edhe sektori joqeveritar rreth implementimit të rekomandimeve.

Raundi i sotëm i bisedimeve nuk e heq pikën në rend dite për qeveri kalimtare, por temë kryesore do të jetë deklarata e ofruar.

Nëse nënshkruhet deklarata atëherë bisedimet do të vazhdojnë në raundin e ardhshëm i cili do të mbahet të martën.

Në ndërkohë, siç mëson NOVA, pesë ditë me radhë intensivisht bisedohet për skenarë të ndryshme. Një nga idetë është që rekomandimi për fillimin e bisedimeve të ngrihet derisa nuk arrihet përparim në këto bisedime. /Portalb

 

Lajme të ngjashme

Back to top button