FMN: Papunësia në Gaza arrin në 42 përqind

Në një raport të plotë të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), të publikuar të enjten, theksohet se ekonomia shumë e dobët dhe të brishtë mban papunësinë e lartë në Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Misioni i FMN-së i kryesuar nga Christoph Duenwald, nga 10 deri në 18 qershor kanë qëndruar për vizitë në Jerusalemin Lindor dhe Ramallah për të vlerësuar gjendjen ekonomike në Bregun Perëndimor dhe Gaza. Duenwald pas vizitës, tha se shkalla e papunësisë në këtë pjesë është shumë e lartë, e cila arrin në 42 përqind në Gaza dhe 16 përqind në Bregun Perëndimor.

“Është e pasigurtë rritja e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) në vitin 2015. Ka rreziqe të shumta që kërkojnë përgjigje të kujdesshme. Për shkak të status quo-s politike, rritja në Bregun Perëndimor duhet të ngadalësohet në 2 nga 5 përqind nga viti 2014”, tha Duenwald.

Ai pohon se rritja e PBB-së në Bregun Perëndimor dhe Gaza është e pamjaftueshme për të pranuar dhe të përfshijë një forcë të re pune në tregun e punës. Raporti i FMN-së thekson se rreziku më i madh për ekonominë palestineze paraqet jostabiliteti politik në këtë rajon. FMN-ja pohon se autoritetet palestineze duhet të sigurojnë reformë ambicioze fiskale me më shumë donacione nga bota.

Lajme të ngjashme

Back to top button