Edi Rama selfie me të rinjtë e PD-së (Foto)

Kryeministri Edi Rama ka gjetur kohë të enjten në mbrëmje të ulet e bëjë disa selfie me disa të rinj të forumit rinor të Partisë Demokratike (PD).

Lajmin e ka bërë të ditur vet Edi Rama në profilin e tij në “Facebook”, ku shkruan se “Tirana do të ecë në drejtimin e duhur edhe për ta pas 21 qershorit”.

“Mbrëmë rastësisht e miqësisht me të rinj të PD:-) Tirana do të ecë në drejtimin e duhur edhe për ta pas 21 qershorit!”, shkruan Rama.

Kryeministri së bashku me kandidatin e PS-LSI për kryeqytetin, Erjon Veliaj mbajtën mbrëmë në sheshin “Nënë Tereza” takimin përmbyllës të fushatës elektorale, nga ku u bënë thirrje qytetarëve të Tiranës të votojnë drejtimin e duhur për një Tiranë më të mire.

 Edi Rama selfie me të rinjtë e PD-së

Lajme të ngjashme

Back to top button