fbpx

OnePlus 2 nuk do të vijë më lirë se 322 dollarë

Sipas lajmeve që po qarkullojnë në portalet e huaja të teknologjisë thuhet se One Plus 2 do të vijë me versionin e fundit të procesorit Qualcomm Snapdragon 810.

Ekipi prapa OnePlus 2 ka bërë të ditur se versioni i ri i procesorit nuk ka problem me nxehje të tepërt, përderisa kanë ndarë informata edhe për çmimin e pajisjes së tyre të re.

OnePlus pritet të ketë çmim më të lartë se 322 dollarë, vlerë kjo që është menduar se do të jetë kostoja e re e pajisjes së re nga ekipi i OnePlus.

“810-shi është më i fuqishëm se paradhësi i tij 801, gjë që e bën atë procesor shumë më të kushtueshëm. Kostoja e pajisjes së re do të jetë rreth 60 për qind më e lartë sesa ajo e modelit paraprak të OnePlus.” – kanë deklaruar zyrtarët e kompanisë.

Ekipi i OnePlus ka siguruar të pranishmit e konferencës mediale se pajisja e re nuk do të ketë këtë problem, pasi që procesori i ri do të punojë me 1.8GHz, gjë që mundëson uljen e temperaturës së paisjes. (Telegrafi)

Lajme të ngjashme

Back to top button