Ish ministri i jashtëm Milloshoski kërkon ngrirje të negociatave me Greqinë

Ish ministri i Jashtëm i Maqedonisë Antonio Milloshoski ka thënë se qëndrimi i tij personal është që për momentin të ngrihen bisedimet për emrin me Greqinë deri në momentin që të aplikohet vendimi i Gjykatës së Hagës. 

“Kjo është një mendim i imi i cila ka për qëllim të na ofrojëdhe të nxjerr disa dilema për atë se a kemi alternativë veçanërisht kur nga ana tjetër në fqinjin tonë në Greqi ende ka një pjesë e elitë së vjetër që janë në qeveri. 

Sipas të gjitha gjasave dinosaurusët e fundit të viti 1991 të njohur mirë për profesorin Denko Maleski, kryeministri Andonis Samaras dhe Ministri i tanishëm për punë të jashtme Venizielos, nuk pres që mund të jenë pragmatik”, ka thënë Milloshoski, në tryezën e organizuar me temë: “Politika e jashtme dhe aspekte të diplomacisë ndërkombëtare”…që u mbajt në Shkup. 

Ndërkohë, ministri i jashtëm Nikolla Poposki tha se megjithë ata që ka biseduar është konstatuar se i vetmi prioritet i Greqisë në kontestin me emrin është që ajo të mos zgjidhet mos të ketë afrim të qëndrimeve. 

“Nga ana tjetër, qeveria në Athinë po mundohet të prezantojë një fotografi tek partnerët në BE, se ja diçka po ndodh ka përpjekje nga njëra palë dhe pala tjetër dhe në mënyrë konstante po mundohet të krijon njëfarë percepcioni se ja vetëm se nuk ka ardhur momenti i zgjidhjes.Nuk dëshirojmë të lejojmë Greqia të mund të krijojë percepcion se bëhet fjalë për një kontest në të cilën ka dy palë dhe të cilët janë aktiv dhe ka njëfarë lloj procesi”, tha Poposki. 

Ndërkohë, Denko Maleski tha se duhet të ketë formim të politikës së jashtme ndërmjet të gjitha opsioneve. Sipas tij, këto probleme nëse mund të gjendet zgjidhje për probleme të kësaj natyre kërkojnë përpjekje të përbashkët. 

”Patjetër se duhet të ekzistojë konsensusi. Mendoj se ashpërsia e diskursit politik në Maqedoni është si pasojë mungese e vetëdijes demokratike tek ne. Kemi mungesë të dialogut. Pra, përplasja me Greqinë e cila nuk po na lejon të shkojmë përpara është përplasje e dy nacionalizmave”, vlerëson Maleski. 

“Realiteti është se ka një palë e cila ka interes këtë ta zgjidhë ajo është Maqedonia për arsye të ndryshme dhe mendojmë se nëse do ta kishim zgjidhur këtë çështje do të kemi shumë situatë më të mirë dhe nga ana tjetër keni garniturë politike e cila ka interes vital të mos ketë zgjidhje për këtë çështje”, nënvizon nga ana tjetër, ministri Nikolla Poposki.

Lajme të ngjashme

Back to top button