Kongresisti Engel: Mos abuzoni me Haradinajn, Serbia t’i japë fund gjuetisë së shtrigave

Kongresisti Eliot L. Engel, udhëhqës i Komitetit për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve, ka bërë një deklaratë me të cilën i bën thirrje Qeverisë së Sllovenisë që të lirojë Haradinajn.

Lexojeni të plotë delaratën e Eliot Engel:

“Ramush Haradinaj ka dalë dy herë i pafajshëm nga Gjykata Ndërkombëtare Kriminale për ish-Jugosllavinë dhe duhet të çlirohet nga abuzime të tilla. Ndërkohë që shpresoj se ky veprim ka qenë një gabim, mendoj se qeveria sllovene dhe sistemi gjyqësor mund ta lajë në një farë mënyrë gabimin e bërë duke e lejuar ish-kryeministrin Haradinaj që të kthehet në shtëpinë e tij në Kosovë”.

“Mirëpo, që të sigurohemi që gabime të tilla të mos përsëriten më kurrë, Beogradi duhet të tërheqë “Kartat e Kuqe” nga Interpoli, të cilat janë edhe rrënja e problemit. Veprimet e Serbisë janë në kundërshtim me synimet e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Nëse Serbia dëshiron vërtet të demonstrojë se është gati të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën, ajo duhet t’i japë fund kësaj gjuetie shtrigash”.

Lajme të ngjashme

Back to top button