Shkupjani e humbi jetën gjatë vendosjes së kabllove për video mbikëqyrje

­ Miodrag N. (52) nga Shkupi dje në orën 16:30 e humbi jetën gjatë kryerjes së punëve elektrike, lëshimin e kabllove elektrike për video mbikëqyrje në Gjevgjeli. Siç informon MPB, Miodrag N. ka rënë nga vinçi në lartësi prej rreth tetë metrave, ndërsa vdekjen e konstatoi mjeku nga ndihma e shpejtë mjekësore.

Është kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes nga ana e prokuorit publik dhe ekipi nga Stacioni policor ­ Gjevgjeli. Me urdhër të prokurorit publik, trupi i të vdekurit është dorëzuar për obduksion.

Lajme të ngjashme

Back to top button