Të hënën fillojnë regjistrimet në katër shkollat e mesme publike të Komunës së Gostivarit

Departamenti për Arsim, kulturë dhe sport në Komunën e Gostivarit njofton prindërit dhe semimatrantët që mbaruan shkollën fillore në vitin shkollor 2014/ 2015, se nga dita e Hënë, më datë 22.06.2015 në katër shkollat e mesme publike të Komunës së Gostivarit, do të fillon regjistrimi për vitin shkollor 2015-2016

Departamenti për Arsim, kulturë dhe sport në Komunën e Gostivarit, njoftojë se të gjitha shkollat e mesme të Komunës së Gostivarit janë të përgatitura dhe të gatshme për të pritur dhe për të regjistruar të gjithë nxënësit që kanë mbaruar shkollën fillore.

Afatet për t’u regjistruar janë dy, ai i Qershorit i cili ka dy paraqitje, paraqitja e parë më datë 22 dhe 23.06.2015 dhe paraqitja e dytë më datë 29 dhe 30.06.2015 me fillim nga ora 9:00, si dhe afati i II-të (dytë) i Gushtit që është më 24.08.2015.

Vendet e lira për vitin shkollor 2015 – 2016 në shkollat e mesme janë:

Shkolla e Mesme Komunale “Gostivar”-gjimnazi-

Në vitin e parë do të mund të regjistrohen 476 nxënës në 14 paralele, 60 pikë, edhe atë:

në gjuhën shqipe, 306 nxënës, 9 paralele

në gjuhën maqedonase, 68 nxënës, 2 paralele

në gjuhën turke, 102 nxënës, 3 paralele.

Shkolla e Mesme Komunale Medicinale “Gostivar”

Në vitin e parë do të mund të regjistrohen 272 nxënës në 8 paralele me 70 pikë, edhe atë:

në drejtimin e Infermierisë:

në gjuhën shqipe, 102 nxënës, 3 paralele

në gjuhën maqedonase, 68 nxënës, 2 paralele

në gjuhën turke, 68 nxënës, 3 paralele

në drejtimin teknik dhëmbësh:             

në gjuhën shqipe, 34 nxënës, 1 paralele

Shkolla e Mesme Teknike Komunale “Gostivar”

Në vitin e parë  do të mund të regjistrohen 714 nxënës në 21 paralele me nga 30 deri në 50 pikë, edhe atë:

në gjuhën shqipe, 304 nxënës, 9 paralele

në gjuhën maqedonase, 238 nxënës, 7 paralele

në gjuhën turke, 170 nxënës, 5 paralele

drejtimin e Makinerisë, 136 nxënës – 4 paralele

drejtimin e Elektroteknikës, 374 nxënës – 11 paralele

drejtim – Kimi-Teknologji, 34 nxënës – 1 paralele

drejtimi – Ndërtimtari – Gjeodezi, 68 nxënës –  2 paralele

drejtimi – Kozmetik, 102 nxënës në 3 paralele.

Shkolla e Mesme Ekonomike Komunale “Gostivar”

Në vitin e parë do të mund të regjistrohen – 442 nxënës në 13 paralele me 60 pikë, edhe atë:

në gjuhën shqipe, 238 nxënës, 7 paralele

në gjuhën maqedonase, 170 nxënës, 5 paralele

në gjuhën turke, 34 nxënës, 1 paralele

Komuna e Gostivarit si dhe Sektori për Arsim të gjithë nxënësve dhe mësimdhënësve  u dëshiron fat, suksese dhe të mira në jetë.

Lajme të ngjashme

Back to top button