Edhe diçka mbi hipokrizitë!

Janë shembuj eklatant se si humbë besimi i qytetarëve tek institucionet e vendit ?

Së pari po theksojmë një hipokrizi të BE.

Misioni në kuadër të Bashkimit Evropian me seli në Shkup, që aktualisht në krye të sajë qëndron ambasadori z. Orav. Dhe në emër të këtijë misioni ambasadori ndau tre çmime për projektin storjet më të mira në gazetarinë hulumtuese për vitin 2014-t.

Dhe për çudi, çmimi i parë i është ndarë gazetares për storjen investiguese ,,Spiuni, pronar i tokave bujqësore,, në R. Çeke më konkretisht në Pragë.kuptohet, investigimi kishte të bënte me bizneset e turbullta dhe për pasurin të pa evidentuar në listingun e Komisionit shtetëror për Antikorupsion nga ANA E DREJTORIT TË POLICISË SEKRETE SASHO MIJALLKOV.

Po , ku qëndron hipokrizia ?

Akoma është diskutabile se këtë ish kryeagjent , a e detyroi kjo përfaqësi e BE të jep dorëheqje, ndonjë përfaqësi tjetër apo kushëriri i tijë kryeministri i vendit.

Dua të vë në spikamë faktin se edhe ish ambasador i BE-së, z. Fuerre i cili qëndroi disa vite këtu, por ashtu si edhe z. Orav ,nuk ishin mjaftueshëm energjik në ushtrimin e detyrës, që institucionet e BE-së të ishin kaq neglizhente dhe toleruese për autoritarizmin në Maqedoni, për pos asaj që në mënyrë taksative në raportet numroheshin problematikat.

Ish ambasadori Fuerre, disa vite këtu, udhëtoi e shetiti ne të gjitha skajet e Maqedonisë,hëngri shum çorbë peshkatarësh në Ohër, por pasi u largua nga detyra ne mënyrë publike jepë prononcimet me direkte në forume dhe media të ndryshme se Maqedonia duhet të çlirohet nga kjo qeveri dhe Nikolla Gruevski, Bile ka dhënë edhe kualifikime të ashpra se kush e sundon Maqedoninë në këtë regjim.

Hipokrizia qëndron në faktin se investiguesit shpërblehen kurse shkelësit e ligjit, deri më tani nuk sankcionohen bile nuk udhëhiqet procedurë nga organet kompetente. Po kur do të ndodh kjo ?

>> Komisioni për Antikorupsion nuk ka kredibilitet të sankcionojë asnjë nënpunës tjetër shtetëror për të njëjtën shkelje deri sa ta sankcionoj Sasho Mijallkovin.

>> Ministria e transportit dhe lidhjeve në krye me ish ministrin , Mile Janakievskin nuk kanë patur dhe nuk mund të kenë më kredibilitet për të rënuar objekte pa leje ndërtimi sepse vetë janë direkt të involvuar ne keqpërdorime.

>> Asnjë kryetar komune, që për interesa të veta personale, të familjarëve apo miqve, ka keq përdorë Ligjin për legalizim nuk ka kredibilitet tia renoj shtëpinë fukarasë pse e ka ndërtuar pa leje, sepse vetë kanë keq përdorë ligjin,

>> Ministri i mjedisit jetësorë nuk ka kredibilitet me organet e tijë të dënojë asnjë ndotës deri sa ta mbyll e sanksionoj ndotësin më të madh ,,Jugohrom,, .

>> Dhe në fund kjo qeveri nuk ka kredibilitet të lavdërohet me pyllëzimin me fidane e drunjë, kur në mënyrë të pakontrolluar bënë çpyllzimin e hapësirave me NP,,Makedonski Shumi,,,

>> A kanë kredibilitet te denojnë këta një fshatar që po bën pesë kuaj me dru për ti ngroh fëmijtë gjatë dimrit, kur këto malet i bënë cullak që vetëm VMRO e din se ku dhe si i shesën.

>> A ka kredibilitet ministri i shëndetësisë , më i mençuri se krejt bota, p.sh.kur zbaton reforma, që po të kërkosh disa nga barnat nëpër barnatore (por jo të gjitha ) të thonë duhet patjetër recept nga mjeku, kur shkon pas një ore ne te njëjtën barnatore me receptin të thon kemi por pa RECEPT E SHESIM,pse mundësohen këto, sepse janë reforma të pshurta.

>> A ka kredibilitet ministri i arsimit të procedoj dhe përkrah norma ligjore për ti sankcionura pa ndonjë arsye të bazuar arsimtarët kur vet dështoi në shum projekte ligjore. Kush duhet ta sankcionoj ministrin.

&& Dhe krejtësisht në fund , a ka kredibilitet dikush të lavdërohet se ka kalë të mirë, karshi kalit të SHEMËS që b*,,ët i ka një metro plus pa samarë.

Lajme të ngjashme

Back to top button