Rusia dhe Greqia arrijnë marrëveshje paraprake për “Rrjedhën Turke”

Rusia dhe Greqia nënshkruan një protokoll i cili nënkupton një marrëveshje paraprake mbi gazsjellësin “Rrjedha Turke” për zgjatjen e tij deri në Greqi, raporton Anadolu Agency (AA).

Në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar të organizuar në qytetin rus, Shën Petersburg, Ministri rus i Energjisë, Aleksander Novak dhe Ministri grek i Energjisë, Panajotis Lafazanis nënshkruan një protokoll i cili mundëson që  “Rrjedha Turke” të zgjatet deri në Greqi.

Lafazanis pas nënshkrimit të protokolleve tha se ngjarja e sotme është treguesi më i miri në dëshirën dhe vullnetin e të dy vendeve në lidhje me ndërtimin e “Rrjedhës Turke”.

Ai theksoi gjithashtu se projekti do të kontribuojë në ndërtimin e bashkimit të “Rrjedhës Turke” të gjitha vendet evropiane të përfshira në këtë projekt.

Sipas tij, gazsjellësi “Rrjedha Turke” do të kontribuojë për paqen dhe stabilitetin në rajon.

Gazsjellësi “Rrjedha Turke”është një projekt i cili do të mundësojë transportimin e gazit rus përmes detit të zi drejt Turqisë. Ai pritet të ketë një kapacitet transportimi vjetorë rreth 63 miliardë metër kub gaz. Ndërkohë projekti pritet të nisë fazën operacionale në dhjetor të vitit 2016.

Lajme të ngjashme

Back to top button