Mihajlloviq mik me Arkanin dhe Millosheviqin

Trajneri i ri i Milan-it, Sinisa Mihajlloviq në një intervistë të tij për mediat italiane, ka rrëfyer të gjitha momentet e së shkuarës së “zezë” të tij në periudhën e luftës, shkruan “Asport”.

Bombardimet – I pyetur nga gazetarët se ku gjendej në momentin e bombardimeve, Mihajlloviq rrëfen: “Isha i grumbulluar me kombëtaren sllave. Në momentin kur gjendja është rënduar, jemi transferuar në Hungari”.

Millosheviq – Mihajlloviq preferon të flasë edhe për raportet e tij me “mostrën” serbe, Millosheviq. “Kam folur disa herë me Millosheviq-in dhe jam takuar me të në zyrën e qeverisë. Në mur mbante të varur fanellën time të Crvena Zvezda-s. Gjithnjë më tregonte se ai dhe e gjithë Serbia, ndiheshin krenar me mua”.

Arkani – “Arkan-in e kam pasur mik. Nuk mund të flas keq për të pasi për mua dhe popullin tim ka qenë një hero. Në jetë kam edhe miq mafiozë, por nuk mund të më etiketoni si të tillë, pasi gjithkush ka personalitetin e tij”.

Kosova – I pyetur nga gazetarët për pavarësinë e Kosovës, Sinisa vijon: “Kosova është Serbi. Nuk mund të quhet e pavarur pasi aty jetojnë serbë dhe këta të fundit nuk mund t’i dëbosh nga shtëpitë e tyre”.

Mihajlloviq njihet dhe për problemet e shumta me drejtuesin sportiv të Lazio-s, Igli Tare-n. Në periudhën e luftës kur aktivizohej me Lazio-n, Mihajlloviq ka pasur dhe një përplasje fizike me Tare-n rreth çështjes së luftës dhe pavarësisë së Kosovës.

Lajme të ngjashme

Back to top button