Ali Ahmeti takoi Piter Feith

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti sapo ka zhvilluar një takim me Piter Feith me të cilin kanë folur për çështje të rëndësishme për vendin dhe rajonin. Ali Ahmeti në profilin e tij në Facebook ka sqaruar se me mikun e tij që nga 2001, Piter Feith kanë shkëmbyer mendime për tema të ndryshme.

“Shpresoj që vizita në Bruksel, Paris dhe Hagë të jetë e dobishme për vendin dhe qytetarët”, deklaroi Ahmeti. Në këto momente Ali Ahmeti, zëvendëskryeministri i Maqedonisë Fatmir Besimi dhe Artan Grubi, shefi i kabinetit të Ali Ahmetit kanë arritur në Qendrën për Studime Evropiane ku lideri i BDI-së Ahmeti do të flas për perspektivat e Maqedonisë dhe të rajonit.

Ndërsa pas dy orësh, Ali Ahmeti do të takohet me këshilltarët politik të kryetarit të BE-së Van Rompuj ndërsa në ora 18:30 me komisionerin për zgjërim Stefan Fyle. Në darka Ahmeti pritet të takohet me z. Jonas Jonson dhe Terkel Petersen. 

Lajme të ngjashme

Back to top button