Universiteti mendon për studentët që ecin me celularë në dorë

Kishte kohë që Universiteti i Utahut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës përballej me një problem.

Në shkallët e këtij institucioni arsimor kishte gjithmonë tollovi dhe kjo shkaktohej nga studentët, të cilët “harronin” të ecnin, duke parë vetëm celularin e tyre.

Për të shmangur rrëmujën, ky universitet ka vendosur që shkallët e saj t’i ndajë në tre pjesë të dedikuara. Njëra është për ata që ecin, tjetra për ata që janë me vonesë dhe duhet të vrapojnë për të kapur mësimin, dhe e treta…për ata që kanë celularë në dorë.

Njëri prej zyrtarëve të këtij institucioni ka thënë se kjo është më shumë për të tërhequr vëmendjen dhe për të bërë art brenda ambienteve të universitetit, se sa ndonjë politikë zyrtare e insitucionit, megjithatë nuk e ka përjashtuar faktin që studentët e kanë justifikim tollovinë te shkallët kur vonohen në mësim.

Ditë më parë, u njoftua se një qytet në Belgjikë kishte vendosur një korsi të veçantë për personat që përdorin celularin kur ecin. Korsia ishte një inciativë private dhe u pranua nga autoritetet./ TCH

Lajme të ngjashme

Back to top button