Vidhet Mercedesi me gjithë pasaportat e haxhinjëve nga Lugina

Rreth 70 persona nga Lugina e Preshevës që këtë vit kishin vendosur të kryejnë obligimin fetarë – të shkojnë në “haxhillëk” ekziston mundësia që ata të mbesin pa e kryer këtë obligim, transmeton portali Presheva.

Arsyeja e dështimit të këtij udhëtimi në vendet e shenjta të Arabisë Saudite është vjedhja e pasaportave nga persona të panjohur. Akti është kryer në Shqipëri, kur organizatori nga Tërrnoci i Bujanocit kishte shkuar në Shqipëri që ta kryej procedurën e vendosjes së vizave në pasaporta.

Pasi kishte arritur atje, organizatori për një moment ka ndaluar të çlodhet, me të kthyer në vendin ku e kishtë lënë veturën ai vëren se, vetura e tij e tipit Mercedes sa bashku me pasaportat janë zhdukur.

Për momentin janë duke u bërë përpjekje maksimale që personat që kanë vendosur ta kryejnë këtë obligim fetarë mos të dështojnë këtë vit. Rasti është njoftuar edhe në ambasadën e Arabis Saudite në Shqipëri, ndërkohë që jozurtarisht mësohet se organet e ministrisë së punëve të brendshme të Sërbisë kanë premtuar se do ti rregullojnë pasaportat e rinjë.

Afati i fundit për kryerjen e obligimit të Haxhit është, mbërritja 2 ditë para Kurban Bajramit, në vendet e shenjta.

Lajme të ngjashme

Back to top button