Edhe në vitin 2014, nuk do të ketë regjistrim

Qeveria edhe në vitin e ardhshëm nuk do të organizojë regjistrim të popullatës, konfirmoi sot ministri i financave, Zoran Stavrevski.

“Nuk është i planifikuar regjistrim i popullatës për vitin e ardhshëm dhe për këtë nuk planifikohen mjete nga Buxheti i vitit 2014, të cilat do të ishin ndarë për realizimin e regjistrimit” deklaroi sot Stavrevski.

Regjistrimi i rregullt i popullatës, duheshe të bëhet në prill të vitit 2011, por për shkak të zgjedhjeve parlamentare dhe problemeve të shkaktuara nga fragmentimi i KSHZ-së, në lidhje me numrin e nënshkruesve në bashkësitë etnike, ai u shty për 1 deri më 15 tetor të vitit të njëjtë.

Para fillimit të regjistrimit, më 30 shtator, kryetarja e Komisionit shtetëror e regjistrimit, Vesna Janevska, dha dorëheqje. Dorëheqje dha edhe nënkryetari i komisionit, Abdulmenaf Bexheti.

Komisioni i regjistrimit, pastaj emëroi Slobodanka Gievska, për kryetare të re të Komisionit dhe Bujar Osmanin, si nënkryetar. Por Gievska, pas dhjetë ditëve dha dorëheqje, për arsye se, siç tha, dallimet e mëdha me shqiptarët në komision gjatë metodologjisë së regjistrimit.

Lajme të ngjashme

Back to top button